"Histori fondesh me qindra miliona euro"/ Pano: Ligji i barazisë gjinore nuk prek mashkull-femër, favorizon...
I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, pastori Akil Pano deklaroi se projektligji për barazinë gjinore nuk trajton gjininë në kuptimin tradicional mashkull-femër, por sipas tij i shërben vetëm komunitetit LGBTQI+, veçanërisht grupit transgjinor.
" Historia e këtij projektligji në thelb nuk ka të bëj aspak me barazinë gjinore, siç ne e njohim.
Është folur shumë për gjininë, me të drejtë, nga opinioni publik, nga panelistë, nga njerëz të ftuar në debate televizive e përtej saj për shkak se kanë parë që ky projektligj nuk trajton gjininë siç ne e njohim një gjini binare, siç e njohin pjesa më e madhe e vendeve europiane, pra mashkull dhe femër. Kjo është gjinia që ne njohim në Republikën e Shqipërisë deri tani.
Nuk ka realitet të ri, është realiteti i vjetër që prodhon nevojën e një grupi të caktuar që ta shesi si realitet të ri.
Më lini që t'iu kujtoj që janë vetëm 5 vende në BE, nga gjithë grupi i vendeve të BE-së, anëtare në Bashkimin Europian që njohim përkatësi të tjera gjinish përtej gjinive binare siç ne njohim, mashkull dhe femët.
Kjo histori këtu është një histori fondesh, është një histori parash që janë investuar në këtë drejtim, në këto 15-20 vite të fundit. Është fjala për disa qindra milion euro që janë investuar. Kjo mund të tingëlloj shumë radikale nga ana ime, por në qoftë se i referohemi vendeve si SHBA, Kanada, vende të tjera në europë që kanë aplikuar gjinitë e shumëfishta, dimensione të reja të gjinive etj, këto vende janë duke u përballur me probleme jashtëzakonisht shumë të mëdha.
Nëse do të flasim për projektligjin, është e vërtetë që prek çështje të barazisë në raport me punën, mbrojtjen që duhet tiu japi gravce, burrave, secili meriton të trajtohet njësoj dhe i barabartë para ligjit, por në thelbin e vetë ky projekligj bëhet vetëm për një grup të caktuar dhe ky grup është komuniteti "LGBTQI+", veçanërisht për grupin transgjinor.
Ajo çfarë është duke ndodhur nëpërmjet këtij projetligji prek një sërë çështjesh në kulturën shqiptare", u shpreh Pano.
