Mema-Arqimandritit: Pse investoni kaq shumë për LGBT dhe jo për fëmijët me sindromën Down?
Modelja e fitnesit, Dorina Mema e ftuar në emisionim ‘’Ora e Betit’’ në Ora News në një debat me aktivisten, Mirela Arqimandriti e pyeti se pse investohet kaq shumë për LGBT dhe jo për fëmijët me sindromën Down.
Mema: Ka ndodhur diçka. Kemi një eksperiment të realizuar në botë.
Dhe ne kërkojmë të shkojmë në BE. Dhe ne themi duhet të integrohemi për botën, për BE.
Por ne nuk marrim parasysh vendet konservatore europiane.
Por ne po marrim parasysh të tjerat.
Ne këtë eksperiment e kemi parë tek vendet e tjera dhe ndaj populli me të drejtë ndoshta irritohet dhe nxitohet.
Por unë do doja të ju shpjegoja edhe përse funksionon diskriminimi.
Diskriminimi nuk funksiononte që të vendoste dy palë për mirëkuptim.
Por më kanë dënuar dhe jam në gjyq me LGBT.
Sepse kam botëkuptimin tim konservator që të paktën të respketojmë moshën e fëmijëve dhe pubertetin që ka qenë në ligjin që erdhi i papërcaktuar dhe kishte një abuzim shumë të qartë dhe askush nuk doli të shpjegonte dhe nuk u mbajt përgjegjësi.
Pra ka ndodhur në Shqipëri.
