FOTO/ Aksident në aksin Peshkëpi–Kot, raportohet për dy persona të pl*gosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2025, 21:59
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Peshkëpi–Kotë, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se një automjet, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke goditur një shtyllë të tensionit.
Si pasojë e përplasjes dy personat që ndodheshin në mjet janë plagosur dhe janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
