Projektligji për barazinë gjinore/ Hysa: Personat transgjinor mbeten të pambrojtur, s'janë të përfshirë
Antropologia sociale, Armanda Hysa e ftuar në emisionim ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në projektligjin për barazinë gjinore komuniteti transgjinor mbetet i pambrojtur sepse nuk është i përfshirë.
Hysa: Duke mos pasur përkufizime dhe unë duke njohur administratën publike sepse kam qenë pjesë e saj dhe di si funksionon çdo gjë me ligjet, nënligjet, dekretet e gjërat e tjera është që kur gjëja nuk është e zezë në të bardhë dhe kërkush nuk të merr përsipër të të mbrojë, pra me këtë përkufizim të gjinisë edhe të ketë qenë qëllimi fisnik dhe i mirë i hartuesve të projektligjit në mendimin tim për të mbrojtur një komunitet të caktuar të identifikuar si transgjinor prap ai komunitet për mendimin tim mbetet i pambrojtur sepse nuk ka emrin të tillë, nuk është i përfshirë kërkund.
Si qytetarë të Republikës së Shqipërisë të gjithë njerëzit e identifikuar, e vetëidentifikuar si transgjinor kanë të drejtën e peticioneve dhe marrjes së iniciativave të hartimit të projektligjeve të tjera specifikisht për çështjen e tyre.
Pra ekzistenca apo jo e fjalës gjini në këtë ligj nuk pengon kërkënd që ti futet kërkimit të një legjislacioni shumë më të hollësishëm, shumë më të detajuar, specifikisht të dedikuar, me mbrojtjen ligjore, me mekanizmat e zbatimit.
As nuk e nxit në mënyrën si e shikoj unë dhe as nuk e pengon.
