Konflikt në Durrës, pl*gosen me sende të forta një burrë dhe një grua

Një sherr masiv është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Nishtullës, në Durrës, duke përfunduar me dy persona të plagosur, një grua dhe një burrë.

Të lënduarit kanë marrë goditje me sende të forta dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas burimeve policore, personat e përfshirë në konflikt janë pjesëtarë të komunitetit Rom, që jetojnë në këtë zonë.

Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt, ndërsa një prej të plagosurve është transportuar me automjet të forcave të rendit drejt spitalit.

Aktualisht, policia po heton ngjarjen për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e konfliktit.