Shefi i spiunazhit britanik: Absolutisht asnjë provë që Putin dëshiron negociata paqeje
Shefi i spiunazhit britanik, Richard Moore ka paralajmëruar se nuk ka absolutisht asnjë provë që presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron të negociojë një marrëveshje paqeje në Ukrainë.
Kreu i MI6, i cili do të japë dorëheqjen në shtator pas pesë vitesh në këtë rol, theksoi se ”presidenti rus po na shtyn përpara me përpjekje të dobëta për të ndërmjetësuar një armëpushim”.
Moska ka vazhduar të godasë Ukrainën me sulme në javët e fundit dhe paqja nuk duket më afër pavarësisht muajve të bisedimeve të udhëhequra nga Uashingtoni.
Duke folur sot në konsullatën britanike në Stamboll, Moore tha se nuk kishte “absolutisht asnjë provë” që udhëheqësi rus dëshironte të zgjidhte konfliktin ndërsa kërkon të “imponojë vullnetin e tij perandorak me të gjitha mjetet që ka në dispozicion”.
“Por, ai nuk mund të ketë sukses”, tha Moore.
“Thjesht, Putin ka kafshuar më shumë sesa mund të përtypë. Ai mendoi se do të fitonte lehtësisht. Por, ai dhe shumë të tjerë i nënvlerësuan ukrainasit”, theksoi ai.

