Komisioni Evropian propozon paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2025, 15:47
Komisioni Evropian propozoi sot që vendet e BE-së të miratojnë një paketë të 19-të sanksionesh kundër Moskës, duke synuar në veçanti hidrokarburet ruse, njoftoi zëdhënësja e tij, Paula Pinho.
“Mund të konfirmojmë se Komisioni ka miratuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, paketën e 19-të”, u tha ajo gazetarëve.
Pinho shtoi se presidentja Urusula von der Leyen do të bënte një deklaratë për këtë çështje.
Pas një takimi me Donald Trump, presidentja e Komisionit Evropian premtoi të martën “masa shtesë” kundër Rusisë, duke synuar në veçanti sektorin e saj të energjisë.
