Arratiset nga burgu rural në Greqi 27-vjeçari shqiptar, autoritetet në kërkim të të riut

Një 27-vjeçar shqiptar është arratisur nga Burgjet Rurale të Kasandrës, ndërsa autoritetet greke janë vendosur në kërkim të tij.

Mungesa e të riut shqiptar raportohet se është zbulua pasditen e së enjtes (19 Shtator). Administrata e burgut njoftoi menjëherë Departamentin e Policisë së Kasandrës për të filluar hetimet me qëllim gjetjen e tij.

Bëhet me dije se të burgosurit në Burgjet Rurale të Kasandrës jetojnë në një regjim gjysmë të lirë, duke ofruar punë në mjediset e Institucionit Korrektues