Flet djali i Totto Riinës/ Ngre dyshime mbi personin që urdhëroi vrasjen e Giovani Falcones

32 vite pas vrasjes së prokurorit të Antimafias në Itali Giovani Falcone, në medie vijon debati për ngjarjen. Ka qenë djali i Totto Riinës, që u dënua si bosi i mafias që urdhëroi ekzekutimin e magjistratit që guxoi të hetonte, që ka ngritur dyshime të tjera. Përmes një interviste në Lo Sperone Salvatore Riina shprehet se

Giovanni Falcone, kur e vranë, nuk i shkaktonte më bezdisje mafies apo Totò Riinës, por të tjerëve prapa kuintave. Antimafia është një karrocë me njerëz që kanë nevojë të qëndrojnë nën dritat e reflektorëve”, shprehet ai. Madje ai shton se Riina nuk urdhëroi vrasjen e Giusepe Di matteo, babai i të cilit ishte kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.  

Djali i padrinos së Korleones, i cili ka vuajtur një dënim prej 8 vitesh për pjesëmarrje në grupe mafioze tani është kthyer në vendlindjen e familjes por ky reagim i tij nuk është i pari. Edhe në një libër më parë e kishte përshkruar të atin si “një njeri serioz e i ndershëm”.

Për deklaratat reagoi ashpër Antonello Cracolici, kryetar i komisionit rajonal Antimafia. “Mos e ofendo tokën tonë”, theksoi ai në qëndrimin e parë..

Pyes veten çfarë lloj informacioni janë këto që kërkojnë të vënë në dyshim të vërtetat e konfirmuara nga gjykatat në emër të popullit italian”.

Pas hetimeve të nisura nga Falcone, rinia mori dënim për jetë në vitin 1986 në Maksi Procesin ndaj mafias ku u zbuluan qindra vrasje, ndërsa u arrit të arrestohej vetëm pas 26 vitesh, kur dënimi ishte konfirmuar dhe nga gjykata e kasacionit.