“Kemi rritur besueshmërinë tek qytetarët”/ Dumani: Çdo veprim i SPAK i mbështetur në ligj dhe transparencë
Kreu i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se në kohën kur besimi te drejtësia është i brishtë, çdo veprim i SPAK është mbështetur në ligj dhe transparencë.
Dumani bëri me dije se besimi i qytetarëve te SPAK është rritur dhe kjo është referuar numrit të lartë të referimeve që bëhen në këtë institucion.
Drejtuesi i SPAK theksoi se prokurorët e këtij institucioni marrin vendime në mënyrë të pavarur.
“Në kohën kur besimi te drejtësia është e brishtë çdo veprim i SPAK është mbështetur në ligj dhe transparencë. Një nga treguesit e besimit është referimi i lartë i qytetarëve. Pavarësia dhe llogaridhënia janë shtyllat kryesore ku mbështetet SPAK. Kushtetuta dhe ligji garantojnë SPAK të ushtrojë funksionin e saj e pavarur. Prokurorët e posaçëm veprojnë dhe marrin vendime në mënyrë të pavarur. Institucioni raporton në KLP. SPAK çdo vit paraqet një raport të detajuar për veprimtarinë e saj. SPAK përballet me një sërë sfidash, ngarkesën proceduriale, pamjaftueshmërinë e stafit dhe infrastrukturës” tha Dumani.
