Ishte në banesë me bashkëshorten kur ndodhi shpërthimi, dëshmia e Xhelal Mziut: Nuk dyshoj tek asnjë person
Detaje të reja dalin nga shpërthimi me tritol në banesën e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu.
Në dëshminë e dhënë për policinë ai ka deklaruar se nuk dyshon tek asnjë person.
Ngjarja ndodhi pas mesnate në zonën e Kamzës, ku një sasi e dyshuar tritoli u vendos pranë një banese në rrugën “Arjan Sala”, në pronësi të deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.
Lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur në murin rrethues të banesës së tij, rreth orës 00:55.
Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në pjesë të jashtme të banesës dhe në zonën përreth.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen ende në vendngjarje dhe po vijojnë punën për identifikimin e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.
