Mesazh me TRITOL/ Shpërthim i fuqishëm në derën e shtëpisë së Xhelal Mziut në Kamëz (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2025, 07:45
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pas mesnate në zonën e Kamzës, ku dyshohet se është vendosur një sasi tritoli pranë një banese.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 00:55, në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së ish-kryebashkiakut dhe deputetit të Partisë Demokratike Xhelal Mziu, i është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
