Eksplozivi në banesën e Xhelal Mziut/ Publikohen pamjet! Momenti kur dëgjohet shpërthimi i fuqishëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2025, 07:56
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në zonën e Kamzës, ku persona ende të paidentifikuar kanë vendosur lëndë plasëse në murin rrethues të banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu.
Ka qenë ora 00:56, ku është dëgjuar një shpërthim tepër i fuqishëm.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
