Aksident në Fier/ Makina përplas qytetarin që lëvizte me biçikletë, ky i fundit dërgohet me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2025, 08:39
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, në segmentin “Nuredin Aliu”, pranë nënstacionit elektrik.
Një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.