Amorim nën presion te Manchester United, tri ndeshje afat për të shpëtuar ‘kokën’, pesë kandidatë në pritje
Fillimi i sezonit për Manchester United nuk ka sjellë asnjë ndryshim krahasuar me vitin e kaluar.
Pas humbjes 3–0 në derbin ndaj Manchester City-t, trajneri Ruben Amorim u shpreh hapur: “Nuk është bilanci që duhet të ketë Manchester United”.
Pavarësisht mbështetjes zyrtare nga drejtuesit e klubit, raportimet nga Anglia thonë se durimi po soset.
Sipas ‘Mirror’, bordi i “Djajve të Kuq” i ka dhënë portugezit vetëm tri ndeshje afat për të përmbysur situatën.
Nëse rezultatet nuk ndryshojnë ndaj Chelsea-t (në shtëpi), Brentford-iy (në transfertë) dhe Sunderland-it (në shtëpi), atëherë Amorim pritet të largohet.
Kandidatët për stolin e United
Gazeta britanike përmend pesë emra që janë në shënjestër të klubit:
Oliver Glasner (Crystal Palace) – solli sezonin më të suksesshëm në historinë e Palace duke fituar FA Cup dhe Superkupën angleze.
Gareth Southgate – i lirë që prej largimit nga kombëtarja e Anglisë në vitin 2024, pas humbjes në finalen e dytë radhazi të Europianit.
Andoni Iraola (Bournemouth) – sezonin e kaluar e çoi skuadrën në vendin e 9-të, duke barazuar rekordin historik të klubit, dhe aktualisht ndodhet në vendin e 4-t.
Mauricio Pochettino – sot në krye të kombëtares së SHBA-së, të cilën po e përgatit për Botërorin 2026. Më i njohur për periudhën te Tottenham-i, ku arriti finalen e Champions League në 2019.
Marco Silva (Fulham) – i ka dhënë identitet skuadrës londineze, që sezonin e kaluar përfundoi në vendin e 11-të, duke shpresuar deri në fund për kualifikim europian.
Kandidatët për stolin e United
Gazeta britanike përmend pesë emra që janë në shënjestër të klubit:
Me lojtarë si Bruno Fernandes dhe Diogo Dalot në skuadër, pritshmëritë për United mbeten shumë të larta. Sidoqoftë, statistikat e fundit janë zhgënjyese: vetëm 11 fitore në 38 ndeshje të Premier League-s sezonin e kaluar dhe një renditje në vendin e 15-të. Nëse Amorim nuk arrin të përmbysë trajektoren brenda tri ndeshjeve të ardhshme, drejtuesit pritet të veprojnë me vendosmëri.
