Lautaro rrezikon mungesën ndaj Ajax

Lautaro Martinez mund të jetë mungesa e madhe e Interit ndaj Ajax, në ndeshjen e raundit të parë në Champions League.

Sulmuesi argjentinas ka shfaqur shqetësime dhe nuk ishte pjesë e grupit në seancën e fundit stërvitore.

Bëhet fjalë për një problem në shpinë dhe Lautaro është në rrezik për ndeshjen e së mërkurës.

Në këtë situatë, në sulm mund të luajë Bonny, së bashku me Marcus Thuram. Jashtë do të jetë edhe Darmian, ndërsa trajneri Cristian Chivu pritet të bëjë disa ndryshime në formacion.

Ndeshja Ajax-Inter do të luhet mbrëmjen e së mërkurës, duke nisur nga ora 21:00.