AJAX NIS SULMIN NDAJ INTERIT! Në Champions League ekipet do të synojnë tre pikëshin
Ajaks pritet të ketë një formacion sulmi ndaj Interit në ndeshjen e së mërkurës për Champions Ligë. Megjithatë, edhe italianët pas dy humbjeve në Serie A deklarojnë se do kërkojnë të marrin pikë, e për këtë janë vendosur ndryshime në formacion
Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, Interi i Cristian Chivut kërkon të reagojë në debutimin e Champions League ndaj Ajaxit. Trajneri zikaltër ka përgatitur disa ndryshime të rëndësishme në formacion.
Në portë do të zbresë Josep Martinez në vend të Sommer, ndërsa në mbrojtje pritet të aktivizohen De Vrij dhe Bisseck.
Në krahë do të rikthehen Dimarco e Dumfries, ndërsa në mesfushë Sucic do të marrë vendin e Mkhitaryan. Një dilemë mbetet mes Zielinskit dhe Barellës, ndërsa në sulm ThuLa, Lautaro e Thuram, mbetet e patjetërsueshme.
Nga ana tjetër, Ajax vjen pas një fitoreje 3-1 ndaj Zwolle dhe pa humbje në kampionat, duke kërkuar ta shfrytëzojë avantazhin e fushës.
Holandezët pritet të zbresin në fushë me skemën tradicionale 4-3-3, ku Weghorst, Berghuis dhe Godts do të udhëheqin sulmin. E vetmja mungesë e rëndësishme është mesfushori Branco van den Boomen, ende i dëmtuar.
Analistët ndërkombëtarë e shohin ndeshjen të ekuilibruar, por theksojnë se Interi do të kërkojë reagim pas krizës në nisje të Serie A, ndërsa Ajax do të mbështetet tek forca në shtëpi dhe dinamika ofensive.


