SHITET “SAN SIRO”/ Milan dhe Inter do të rindërtojnë stadiumin historik
Ekipet e Milanit dhe Interi do të kenë pronësinë mbi san siro. Stadiumi do të rindërtohet ku projekti parashikon jo vetëm më shumë ulëse, por dhe inovacion në funksionimin e tij
Një kthesë historike për futbollin italian, “San Siro” është gati t’i kalojë në pronësi dy klubeve të mëdha të qytetit, Milanit dhe Interit. Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, deklaroi se grupi i punës është pranë firmosjes së marrëveshjes për shitjen e plotë për nisjen dhe të rindërtimit.
Sipas tij, stadiumi i ri duhet të jetë gati brenda vitit 2031, përndryshe UEFA nuk do ta marrë në konsideratë Milanon për Kampionatin Europian të vitit 2032 nëse mbetet ende San Siro. Termat financiarë të marrëveshjes nuk janë bërë publikë, por pas një procesi të gjatë e të vështirë, kjo konsiderohet tashmë si një detaj teknik.
Për Milanin dhe Interin kjo është një mundësi për të ndërtuar një shtëpi moderne, në nivelin e impianteve më të mirë të Europës, duke e rimodeluar stadiumin dhe duke i dhënë qytetit një simbol të ri sportiv.
Pas shumë diskutimeve dhe alternativave të propozuara në zonat Rozzano dhe San Donato, shtëpia e futbollit milanez mbetet në qendër të qytetit.
Impianti i ri modern parashikohet të ketë kapacitet prej rreth 71.500 vendesh, i cili do të jetë funksional gjatë gjithë vitit.
Stadiumi i ri do të ndërtohet në perëndim të zonës ekzistuese, ndërsa një pjesë e Meazzas aktuale do të ruhet dhe do të rifunksionalizohet. Plani parashikon Heqjen e plotë të mbulesës dhe tribunave të unazës së tretë. Heqjen e pjesës më të madhe të tribunave të unazës së parë dhe të dytë.
Një element inovativ i projektit është ndërtimi i stadiumit mbi një platformë të ngritur, e cila do të shërbejë si hapësirë e aksesit për tifozët.

