Punonjësi i një bari në stadiumit Etihad pushohet nga puna, sepse shërbente birrë me fanelën e Manchester United

Manchester City njoftoi të dielën shkarkimin e papritur të njërit prej punonjësve të stadiumit Etihad. Ndërsa tifozët u sistemuan në tribuna para fillimit të derbit të Manchesterit, të cilin “Citizens” e fituan me bindje kundër United (3-0), një kamerier në stadium u pa i veshur me fanelën e kundërshtarëve të ditës, duke u shërbyer klientëve.

Kjo nuk kaloi pa u vënë re dhe shkaktoi zemërim midis tifozëve të “Sky Blues”, veçanërisht në rrjetet sociale. Të përballur me këtë reagim mediatik, llogaria zyrtare e Manchester Cityt reagoi shpejt, duke njoftuar sanksionin para se të fillonte ndeshja, në X. "Faleminderit që na informuat. Konfirmojmë se ky person është shkarkuar nga detyrat e tij." 

Ndërkohë, djemtë e Pep Guardiolës ia dolën mbanë me një fitore të shpejtë ndaj rivalëve të tyre falë një goli nga Phil Foden dhe një dopiete nga Erling Haaland. Ata më parë kishin dështuar të fitonin tre derbi në shtëpi.