Ndryshimet në qeveri, Nazarko: U konfirmuan pozitat e Ballukut, ja pse u largua Manja
Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e quajti konfirmimin e zv/kryeministres dhe ministrës së Infrastrukturës, Belinda Balluku, si shprehje e pozitave të saj në qeveri, pas rezultatit elektoral që mori në qarkun e Fierit dhe punës së saj drejtimin e një ministrie me portofolin më të rëndësishëm.
Ndërsa largimin e Ulsi Manjës nga Drejtësia, Nazarko tha se mund të jetë bërë për ekuilibër pas largimit të Veliajt nga kryebashkiak.
“PS e vitit 1997 kishte diskutime për qeverinë, sot nuk e kemi. Ndonëse kemi një ligj të pashkruar që përbërja është në dorën e kryeministrit. Befasia është një fenomen që u pa edhe te kabineti Trump që emëroi disa sekretarë anonimë.
E dyta fakti që mund të përfshihen teknokratë që janë njerëz të dëshmuar, nuk është një dukuri negative. Improvizim është kryetari i bashkisë së Cërrikut që u bë ministri i Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural. Është konfirmin i pozitave të zonjës Balluku.
Për Ballukun shumica e falleve e jepnin si kryetare të Kuvendit. Në Fier ajo arriti në 11 maj rezultat edhe më të mirë se Gramoz Ruçi që konsiderohet një lloj patriarku i PS-së. Ka menaxhuar portofolin më të rëndësishëm.
Ndërsa për Manjën, ndoshta mund të kem një ide se ndërsa merrej një vendim që mandati i Veliajt ndërpritej, ndoshta për ekulibër është marrë një vendim për larguar Manjën që është kritikuar nga njerëzit e Veliajt”- tha Nazarko.

