Veliaj në burg/ Rama e zgjodhi si kandidate për Tiranën, Manastirliu: Është përgjegjësi shumë e madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2025, 14:32
Ogerta Manastirliu ka reaguar pas kryeministri Edi Rama e shpalli si kandidate për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë.
Manastirliu komentoi pas mbledhjes së Asamblesës së PS-së, ku Rama bëri të ditur vendimin për shkarkimin nga posti të Erion Veliajt, i cili ndodhet në qeli prej datës 11 Shkurt.
Ajo u shpreh se është një përgjegjësi e madhe, si edhe një besim i madh duke shuar “kemi shumë punë të mëdha përpara”.
“Është përgjegjësi shumë e madhe. Sapo ka mbaruar mbledhja e Asamblesë, do të kemi kohë të flasim, është besim i madh, përgjegjësi shumë e madhe, do të kemi punë të mëdha përpara”, tha Manastirliu.
