Kabineti i ri/ Denis Dyrnjaja: U hoqën ata që mund të kenë probleme me SPAK-un!

Analisti Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për qeverinë “Rama 4”.  

Dyrnjaja tha se kabineti reflekton edhe frikën e Ramës për disa figura që mund të kishin probleme me SPAK-un, ndaj i ka hequr. 

"Kur i hedh një sy paraprak, duket sikur Rama ka patur pak frikë për problemet që disa prej tyre kanë me SPAK. Këtu dua të përmend edhe Ogertën.

Ajo shtangia, tani është në pushtet tjetër. Kam vëmendje t'i shoh emrat me kujdes. Ervin Hoxha nuk prodhoi asgjë në krye të ministrisë, kështuqë do të hiqej. Ministrat që nuk janë të përfolur tani, janë i Brendshmi dhe i Drejtësisë.

Iku Ulsi Manja, me dritëhije të mëdha. Mazniku iku fare, mund të ekzekutohet nga drejtësia. Anila Denaj ka qenë shumë e ekspozuar", tha Dyrnjaja. 

Analisti mendon se kjo nuk do të jetë qeveri finale, pasi sipas tij, vetë Rama i lajmëroi ministrat se do të jenë si në "basketboll". 

"Besoj se nga rezymeja që bëri Rama, nuk është qeveria finale. Tha do të jeni jo si në pushime të gjata, por basketbolli. Shumë prej tyre, që janë edhe anonimë, po ti vësh re, kishte një lloj shtangie në sallë. Është kthyer në normalitet tani për këtë parti, janë të gjithë si në një sugjestion dhe para një njeriu që i nxjerr nga mënga magjitë e veta. Të gjithë të befasuar nga shfaqja. Përtej kësaj, nuk është se kishim ndonjë pritshmëri.

Unë besoj se kjo do të jetë qeveri me afat të shkurtër dhe jo mandate të forta. Ai ka rikthyer burrat në qeveri, janë bërë 8 me 8. Ndërkohë që po bëhej kjo pjesa e balancës, pashë që ishin 8, por me Diellën kalon në 9.

Për reformën në drejtësi tha se do ta prekim, por nëse marrim konsensusisn e Komisionit Europian, por nuk përmendi në asnjë moment SHBA-të. Reforma në drejtësi, është kontribut themelor i SHBA. Sot opozitës i erdhi një bashkëqeverisje, sepse i ka dhënë 4 komisione", tha Dyrnjaja.