Tirana në zgjedhje, Hasimja: Shkarkimi i Veliajt ishte i pritshmë. Manastirliu e përligj besimin e Ramës
Për Ermal Hasimjan shkarkimi i Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe çuarjen e kryeqytetit në zgjedhje të parakohshme është diçka që pritej dhe që tashmë ndodhi.
“Për kandidaturën e Manastirliut, është dëshmi e besimit maksimal dhe ajo e justifikon plotësisht besimin e Ramës.
Sa i përket shpalljes së qeverisë, habia e disa prej të zgjedhurve në sallë është tregues që është vetë z. Rama që e ka hartuar qeverinë e tij pa u konsultuar me askënd.
Dhe kjo është diçka që në një vend si Shqipëria mund ta shikosh, pasi në vendet e tjera mblidhet e gjithë anëtarësia e Partisë dhe diskutohet për emrat dhe më pas vendoset.
Por kjo nuk ndodhi në rastin tonë, ku socialistët ishin mbledhur aty dhe prisnin se kujt do t’i binte tombola”, u shpreh ndër të tjera Ermal Hasimja në një intervistë për “Ora News”.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ERMAL HASIMJAN

