Procedura për qeverinë e re/ Pas votimit në parlament, qeveria e re dekretohet nga presidenti Begaj

Tanimë brenda pak orësh do të nisë zyrtasrisht edher procedura për formimin e qeveisë së re.

Do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi që do ti nisë një letër presidentit të republikës Bajram Begaj në emer të PS-si partia fituese e zgjedhje, ku mandaton kryetarin e partisë Edi Rama për të formuar qeverinë.

Do të jetë presidenti i cili fillimisht dekreton Edi Ramën si kryeministër pas letrës nga PS.

Kryesocialisti Edi Rama ka 10 ditë kohë për të formuar qeverië e re e cila fillimisht do të votëbesohet në parlament së bashku me progtamin e PS-së e më pas do të betohet tek presidenti i republikës.

Të premten 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të hyjnë në kuvend, fillimisht për të marrë mandatin duke u betuar e më pas duke votuar kryetarin e ri të parlamentit.

Pas votëbesimit në Kuvendi Edi Rama do ti drejtohet për herë të katërt presidencës në cilësinë e Kryeministrit dhe bashkë me ministrat kryen betimin sipas protokollit zyrtar.

Menjëherë më pas anëtarët e Këshillit të Ministrave mbajnë mbledhjen e parë që shënon nisjen e detyrës.