Gjoni: Dosja Veliaj duhet të ishte dërguar në gjykatë një javë më parë
Deputeti i zgjedhur i PD, Gjin Gjoni në një intervistë në Ora News u shpreh se dosja e Erion Veliajt duhej të ishte dërguar në gjykatë një javë më parë.
Gjoni: Qeveria 4 në pikëpamjen time nuk ka asnjë ndryshim sepse edhe kryeministër edhe ministër, edhe kryetar parlamenti është vetëm Edi Rama.
Të tjerët janë vegla në duart e tij.
Padyshim disa prej tyre i përdor edhe për të firmosur sepse siç e kemi parë deri në momentin aktual rezulton që ata njerëz janë probabël që të jenë të parët që do shkojnë para dyerve të drejtësisë dhe padyshim që zullumet e qeverisë 3 dhe njerëzve që janë përfshirë në qeverinë 4 rezulton që janë ca njerëz që janë me një të kaluar dhe kjo e kaluar dihet pak a shumë nga të gjithë shqiptarët dhe padyshim që janë probabël që edhe nesër të jenë kandidat të mundshëm për të pandehur në prokurorinë e posacme dhe njëkohësisht edhe në gjykatën e posacme.
Nuk ka asnjë gjë të re madje përkundrazi Edi Rama po ecën në atë rrugë që ka ecur për 12 vjet me rradhë.
Nuk duhej të ishte dërguar dje dosja e Veliajt në gjykatë.
Të paktën të shtyhej për ditën e hënë.
Ose mund të ishte çuar një javë më përpara.
