NDODH DHE KJO/ Rama prezanton ministren “Diella” të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Për herë të parë në kabinetin qeveritar do të ketë një ministre virtuale.

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Kryeministri Rama tha se “Diella do të jetë një ministre e re shteti, që është krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Falë 972 mijë shërbimeve dhe 37 600 dokumente digjitale që ajo u ka dhënë qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit nga platforma e-Albania”.

“Diella anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale e një qeverie do të ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e Inteligjencës Artificiale në proceset qeverisëse si dhe një mandat të posaçëm për të shembur barrierat e paragjykimeve, frikërave dhe më rëndom ngurtësisë së administratës dhe për të ndikuar sa më fortë ritmin e proceseve të qeverisjes”

“Në mbledhjen e saj të fundit të mandatit të tretë qeveria mori edhe vendimin e fundit,  që kishte mbetur për nxjerrjen përfundimisht të tenderave jashtë nga ministritë. Në mandatin e katërt do të jetë Diella do të jetë shërbyesja  e prokurimeve publike që duam t’ia kalojmë inteligjencën artificiale duke e bërë Shqipërinë një vend ku tenderat publike janë 100% të pakorruptueshme dhe ku çdo fond që kalon përmes procedurës së tenderit është 100% i lexueshëm”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kjo nuk është fantashkencë është një nga detyrat e Diellës. Mandati i Diellës nuk do të ketë as kufi gjeografik, as kufi kombësie dhe strukturat mbështetëse të saj do të kenë autorizimin të punësojë këtu apo të kontraktojë në hapësirën e botës talente nga e gjithë dynjaja”.

NDIQNI PUNIMET E ASAMBLESË SOCIALISTE NË PALLATIN E KONGRESEVE