Sulmuesi i Shpresave prezantohet te klubi i ri në Çeki

Elmedin Rama do të vazhdojë karrierën si i huazuar te Vlasim.

Klubi çek militon në kategorinë e dytë.

Prezantimi i 20-vjeçarit ka ardhur sot.

Kartonin e tij ndërkohë e zotëron Slavia e Pragës.

Pas largimit nga Trepça, Elmedin Rama ka kaluar dy klube në Çeki.

Fillimisht tek ekipi B i Slavias së Pragës dhe më pas te Pardubice ku u huazua.

Sulmuesi është po ashtu pjesë e Kombëtares U-21.

Në dy ndeshje të vitit të kaluar shënoi edhe një gol.