Trajneri i Letonisë: Jemi në rrugën e duhur, mund të bëjmë mirë edhe kundër Shqipërisë
Kombëtarja letoneze zhvilloi stërvitjen zyrtare në Tiranë para ndeshjes dhe në konferencën për shtyp foli trajneri Paolo Nicolato për ndeshjen e 9 shtatorit midis Shqipërisë dhe Letonisë, e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës FIFA 2026.
“Ndeshja kundër Serbisë dhe ndeshja e ardhshme kundër Shqipërisë janë dy ndeshje të ndryshme.
Shqetësimi ynë kryesor është rikuperimi i lojtarëve, sepse lamë shumë forcë në ndeshjen e mëparshme.
Një pjesë të ndeshjes së mëparshme e luajtëm shumë mirë. Jemi në rrugën e duhur, më pëlqeu ndeshja e mëparshme.
Mendoj se mund të bëjmë një punë të mirë edhe kundër Shqipërisë”, tha trajneri i kombëtares letoneze, Paolo Nicolato.
“Po bëjmë përmirësime në fazën sulmuese.
Kontrolli ynë i topit është përgjithësisht mjaft i mirë.
Duhet të bëjmë përmirësime në të tretën e fundit të fushës, aty mund të ketë përmirësime.
Kjo është pjesa ku vendosen rezultatet e ndeshjeve, ku është më e vështirë të përparosh, por ne po e bëjmë dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë”, deklaroi trajneri i letonezëve.
