Birja optimist për sezonin e ri: Besëlidhja do të shkojë aty ku e meriton, do të bëhet diçka e mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2025, 21:14
Futbollisti më i ri i Besëlidhjes, Kadri Birja në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, u shpreh optimist se klubi të cilit i është bashkuar do të shkojë aty ku e meriton.
“Mendoj se edhe Besëlidhja do të shkojë aty ku e meriton, sepse është një nga ato ekipet që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar. Por edhe me njerëzit që i janë afruar në të gjitha pikat, që nga drejtuesit deri tek futbollistët.
Dhe me të gjithë emrat që i janë bashkuar mendoj se do të bëhet diçka e mirë dhe pse jo të mos arrijmë atë qëllimin që ka klubi”, u shpreh Birja.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”
