Mesfushori i Interit, Zielinski: Do e vërtetoj se jam i denjë! Ekipi, entuziast për sezonin e ri
Fundjava rikthen Serinë A! Juventus-Inter është përballja e parë, ndërsa gjatë shtatorit Inter do të zhvilloje edhe 2 sfida të vlefshme për Ligën e Kampionëve. Në nisje të sezonit, mesfushori polak Piotr Zilinski, foli me nota pozitive jo vetëm për ekipin, por edhe për të ardhmen e tij te Interi.
Këtë fundjavë rikthehet kampionati italian, me ndeshjen e parë Juventus-Inter që luhet më 13 shtator.
Zikaltrit do jenë nën urdhrat e plota të trajnerit të ri Christian Chivu, për të cilin ky është sezoni I pari pas largimit të Simone Inzagit drejt Arabisë Saudite.
Duke folur në prag të kësaj sfide, mesfushori polak Piotr Zielinski, u shpreh besim-plotë se do ta nisin me këmbën e mbarë duke marrë 3 pikët.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi të gjitha cilësitë për të bërë mirë. Jemi të entuziazmuar për të marrë tri pikët. Jam i gatshëm të bëj gjithçka. Mund të luaj kudo në mesfushë. Do të jap gjithçka nga vetja kudo që më vendos trajneri. Inter duhet të synojë gjithmonë lart, në të gjitha garat, dhe të përpiqet të fitojë”, tha ai.
Sezoni i shkuar, që ishte dhe sezoni debutues, për polakun nuk rezultoi aq i suksesshëm. Dëmtimet fizike, të cilat e penguan jo pak, thotë se I ka kaluar.
“Dua ta tregoj Zielinski-n në formën e tij më të mirë. E fillova me lëndime të vogla që nuk më lejuan të jap maksimumin, pastaj një tjetër erdhi pikërisht kur po fitoja vetëbesimin e duhur dhe po gjeja qëndrueshmërinë time. Të gjitha këto lëndime lanë gjurmë në sezonin tim të parë në Inter, por në tërësi shkoi mirë dhe jam i lumtur. Këtë vit dua të provoj se jam një lojtar i denjë për Inter, me cilësi dhe do të jem në gjendje t’i jap shumë ekipit, - deklaroi polaku.
Pas ndeshjes së vlefshmë për serinë A, Inter përgatiet për sfidën me Ajax, pjesë e Ligës së kampionëve. Ndërsa shtatori do të mbyllet me një duel me Slavia Pragën.
Trajneri Chivu bëri një rinovim total të ekipit, duke afruar gjatë meraktos disa emra të rinj si Luis Henrique, Petar Sucic, apo Manuel Akanj në formën e huazimit nga Manchester City.
Të ardhurat u grumbulluan nga shitja e disa lojëtarëve si Marko Arnautović apo Joaquín Correa. Por Kivu nuk do të ndalet këtu, pasi mediet e huaja raportojnë se Interi do të nënshkruajë blerje të reja, dhe emri që përflitet është ai sulmuesit të Napolit Rasmus Højlund

