DILEMAT E FLICK! Ekipi blaugranas në një moment vendimtar! Rikthehen përballjet për kampionatin dhe Champions-in

Trajneri i Barcelonës Hansi Flick po qartëson pozicionet e lojtarëve në prag të rikthimit të ekipit në kampionat dhe Champions Leage. Qendër-mbrotja mbetet e pastabilizuar, dhe sipas medieve spanjolle tekniku gjerman ende nuk e ka gjetur dyshen perfekte. 

Me përfundimin e angazhimeve të lojtarëve në kombëtaret e tyre, trajneri gjerman Hansi Flik më në fund ka pothaujse të gjithë ekipin e tij në dispozicion.

Duke nisur nga kjo e hënë, Barcelona nis përgatitjet për një seri prej 7 ndeshjesh të rëndësishme për kampionatin dhe Championsi-n.

Në konferencën e fundit për shtyp, trajneri Flik ja bëri të qartë skuadrës që nuk kanë arritur në nivelet e duhura. Si dhe vuri në dukje se egoja mund ta rrezikojë skuadrën.

"Pres me padurim që të mbarojë tregu i transferimeve; nuk dua ego. Egot vrasin suksesin. Vitin e kaluar ishim një ekip dhe duhet të vazhdojmë të jemi të tillë", u shpreh ai.

Tre ndeshjet e para të ligës, sidomos ajo kundër Rayo Vallecano, nuk e lanë aspak të kënaqur trajnerin. Ndaj, ai iu kërkoi lojtarëve të tregojnë seriozitet në fushë,  që të arrijnë ritmin e sezonit të shkuar.

Ndërkohë, trajneri evidentoi edhe disa problem të tjera si mungesa e saktësisë në pasime, ndërsa është ende i paqartë me dyshen qendër-mbrojtjes. Rastet Araujo-Cubarsí  apo Eric-Christensen ne ndeshjet e fundit nuk ofruan stabilitetin e nevojshëm.

Ndeshja e parë për Barcelonën për kampionatin rikthehet më 14 shtator, ndërsa më 18 zhvillohet përballja me New Castle e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Mediet spanjolle raportojnë se lojtarët si Christensen, Araujo, Raphinha, Koundé dhe Rashford do të mungojnë në fushën e lojës, për shkak të dëmtimeve.