Shkarkimi i Miles, Zeka: Tirana nuk e ka të keqen tek trajneri, por diku tjetër

Xhevdet Zeka, apo siç njihet ndryshe edhe si zëri i klubit të futbollit të Egnatias, në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, deklaroi se Tirana me largimin e Vangjel Milen, hoqi dorë një nga trajnerët më të mirë që ka pasu kohët e fundit.

“Klube si Tirana, partizani, Vllaznia apo së fundmi dhe Egnatia janë skuadra që kur nisin sezonin janë gjithmonë pretendente për titull, dhe me largimin e Miles, Tirana largoi një nga trajnerët e saj më të mirë.

E kam pasur dhe student tek Akademia dhe ndaj mendoj se duhet të kishte duruar dhe pak, por është një skuadër që ka gjithmonë presion për pikët dhe për gjithçka.

Mendoj se Tirana nuk e ka të keqen tek trajneri, por diku tjetër”, u shpreh ndër të tjera Zeka

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”