Si do t'i ikë Kosova ngërçit politik? Hoxha: Vendi nuk mund të funksionojë pa shumicë qeverisëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2025, 19:06
Përmes një interviste në Ora News, Ylli Hoxha analist tha se Kosova tashmë nuk mund të funksionojë pa shumicën qeverisëse, përballë krizës në Kuvend.
Hoxha: Është një vazhdim i një bllokade të llogaritur. Është një ilustrim kur del nga një gropë e vogël dhe bie në një gropë të madhe. Kjo ka ndodhur me zgjedhjen e kryetarit Basha dhe duke e futur vendin në një kolaps të ri.
Basha tha se Kuvendi është konstatuar, por në fakt nuk ka ndodhur sepse nuk është zgjedhur një përfaqësues serb që bazohet në Kushtetutën e Kosovës. Vendi nuk mund të funksionojë pa shumicë që sot nuk e kemi.