I çonte informacione BIA’s, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE’së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2025, 14:13
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Jelena Gjukanoviq, nga komuniteti serb, për veprime që dyshohet se përbëjnë spiunazh për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Serbisë (BIA).
Sipas Prokurorisë, Jelena Gjukanoviq ka siguruar dhe shpërndarë dokumente të ndjeshme, duke cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës, dhe ka bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të BIA-s.
