Zgjedhjet lokale në Kosovë, sot shorti për renditjen e subjekteve politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2025, 13:25
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale më 12 tetor 2025.
Tërheqja e shortit do të bëhet nga ora 11:00, thuhet në njoftimin për media nga KQZ-ja, raporton KosovaPress.
Më 12 tetor 2025 do të mbahen zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe asamblistë të kuvendeve komunale. /Kosovapress/
