Flutura Açka: Opozita ia dhuroi fitoren PS-së me Kodin e Ri Zgjedhor! Nuk iki nga politika si deputete e dëshpëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2025, 12:10
Teksa pritet konstituimi i Kuvendit të ri, deputetja Flutura Açka ka mbajtur një fjalim në Kryesinë e Kuvendit. Ajo tha se opozita i dhuroi fitoren Edi Ramës me votimin e Kodit të Ri Zgjedhor.
"Në javët e fundit të kësaj legjislature seancat tona parlamentare e humbën disi kuptimin ndaj kam hezituar të mbaj fjalën e fundit. Për ne opozitarët seancat kanë humbur kuptimin që me votimin e Kodit të ri Zgjedhor. Jemi ndëshkuar nga shqiptarët për amoralitetin e gatimit të Kodit.
Opozitarët që votuan Kodin lehtësuan fitoren Ramës dhe ia dhuruan me 12 mandate në Kuvend. Votimi i Kodit diabolik Zgjedhor erdhi pas flirteve me mazhorancën dhe shkeljen e syrit për komisionin anti-SPAK" u shpreh Açka.
