Pse jemi të varur nga politika? Nora Malaj: Njeriu vetë është një “kafshë politike” dhe si i tillë nuk shkëputet dot
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 4 Shtator 2025, 09:52
Politika është rikthyer në shtator me ritme të larta duke marrë vëmendjen e medieve dhe duke u shndërruar si temë dite, që nga hamendësimet për krijimin e qeverisë së re deri tek mënyra e organizimit të opozitës në këtë sezon që vjen pas zgjedhjeve parlamentare.
Por pse merr vëmendjen kaq të madhe politika?
Pedagogia Norla Malaj teksa e analizon fenomenin nga ana sociologjike thotë se vetë njeriu është “kafshë politike” dhe si i tillë ai përqendrohet tek lëvizjet politike.
“Kjo dhe për shkak të zhvillimeve të shpejta që ndodh në botë dhe natyrisht kërkojnë reagim të shpejtë politik”, tha Malaj në studion e lajmeve në “Ora News”.
NDIQNI BISEDËN E PLOTË ME PEDAGOGEN NORA MALAJ DHE SOCIOLOGUN GËZIM TUSHI

