Arrestohet 18-vjeçari që përplasi një të mitur me automjet në Ballsh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2025, 10:18
Në vijim të informacionit mbi aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Ballshit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bëjnë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. F., 18 vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
I riu, duke drejtuar një automjet, ka përplasur një shtetase të mitur, e cila aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
