Liria e Ilir Metës “në duart” e Irena Gjokës, caktohet gjyqtarja paraprake për dosjen e ish-Presidentit
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 3 Shtator 2025, 09:42
Irena Gjoka është caktuar gjyqtare paraprake për dosjën ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili gjendet prapa hekurave prej 11 muajsh tashmë
Gazetari Edison Vatnikaj raporton se Gjoka do të vlerësojë veprimet e Prokurorisë dhe do të vendosë nëse do të kalojë dosja për gjykim, do të kthehet për hetime të mëtejshme, apo ajo do të pushohet.
Kujtojmë se lidhur me hetimet, Prokuroria ka marrë të pandehur përvecc Ilir Metajt edhe shtetasit: Monika Kryemadhi, Ema Çoku, Fatime, Kryemadhi dhe Piro Xhixho.
