EMRI/ Vr*sja e shqiptarit "kushtoi" 15.000 euro, arrestohet autori! Kush është 27-vjeçari grek dhe çfarë dëshmoi?

Hetimi për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar Artur Bashimi, krim i ndodhur më 18 gusht në Agios Panteleimonas, ka çuar në arrestimin e një të riu grek.

27-vjeçari, përdorues droge, ka deklaruar pas arrestimit se mori përsipër të ekzekutonte shqiptarin për një shumë prej 15.000 euro.

I riu grek ka dëshuar se nuk e njeh personin që “urdhëroi” ekzekutimin, as arsyet pse donte ta eleminonte shqiptarin, megjithatë shtoi se porosia për eliminimin e tij u dha nga brenda burgjeve.

Krimi ndodhi në orën 21:25 të mbrëmjes së 18 gushtit në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë.

Në atë kohë, autori i krimit, i cili po ngiste një motor, iu afrua dhe qëlloi viktimën. Gjatë autopsisë së kryer në vendin e ngjarjes, u gjetën një fishek arme zjarri dhe një gëzhojë, ndërsa gjatë autopsisë së trupit u zbulua “hemotoraks, lëndime në gjoks nga një plumb arme zjarri”.