Pl*gosi me th*kë 45-vjeçarin pas sh*rrit, shpallet në kërkim autori i dyshuar
Mallakastër- Sherri mes dy personave përfundon me një të plagosur me thikë dhe autorin e dyshuar të shpallur në kërkim.
Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër, teksa një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, kurse i dëmtuari që mori mjekimin në spital është një 45-vjeçar, jashtë rrezikut për jetën.
Policia bëri sot (2 shtator) me dije se po punon për kapjen e autorit të dyshuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë”, njoftoi policia vendore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
