PAMJET/ Dy aksidente në aksin Fier-Lushnjë, një person në spital, rëndohet trafiku

Dy aksidente kanë ndodhur në afërsi të pushimit të shoferit në aksin Fier-Lushnjë, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur që është transportuar në spitalin e Lushnjes.

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhu në kahun e lëvizjes drejt Fierit pa hyrë në kryqëzim, ku një mjet tip ‘Caddy’ ka përplasur nga mbrapa një mjet tjetër tip ‘Benz’, i cili ka përplasur një tjetër ‘Benz’.

Përplasja e fortë ka shkaktuar një të lënduar që është nën kujdesin e mjekëve dhe dëme materiale.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në mes të kryqëzimit tek pushimi i shoferit, ku një mjet tip ‘Skoda’ ka përfunduar

PAMJET/ Dy aksidente në aksin Fier-Lushnjë, një person në

tek barriera e hekurt, por pa pasoja për jetën e drejtuesit. Policia shkencore po dokumenton të dy aksidentet dhe polica e qarkullimit po stabilizon trafikun e rënduar.

Kryqëzimi i pushimit të shoferit në autostradën Lushnjë-Fier mbetet një njollë e zezë në qarkullimin rrugor derisa të jepet zgjidhje përfundimtare sipas projektit fillestar të autostradës i cili parashikonte mbikalime për automjetet që vijnë nga Krutja drejt Divjakës dhe anasjelltas.

PAMJET/ Dy aksidente në aksin Fier-Lushnjë, një person në