Rritja e aksidenteve gjatë verës/ Likaj: Numri i makinave nuk përputhet me gjendjen e rrugëve

Shtimi i aksidenteve rrugore gjatë sezonit veror nuk është një rastësi për ekspertët e sigurisë rrugore.

Kështu u shpreh Fadil Likaj, ekspert i kësaj fushe, gjatë një interviste në emisionin “Epiqendër” të moderatores së Ora News Sonila Musai.

Sipas tij, aksidentet në muajt e verës vijnë si pasojë e rritjes së ndjeshme të numrit të automjeteve në qarkullim, ndërkohë që infrastruktura rrugore në Shqipëri është e kufizuar dhe e papërshtatshme për të përballuar këtë fluks.

“Në raport me numrin e automjeteve që qarkullojnë gjatë verës, rrugët në Shqipëri janë të pamjaftueshme. Ato nuk janë ndërtuar për këtë ngarkesë dhe menaxhimi i trafikut në zonat me fluks të lartë lë për të dëshiruar”, – u shpreh Likaj ndërsa renditi disa nga shkaqet kryesore që sipas tij ndikojnë drejtpërdrejt në shtimin e ngjarjeve rrugore gjatë sezonit turistik .

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë: