"Palët duhet të jenë gati"/ Marta Kos: Sa i takon anëtarësimit duhen udhëheqës që zbatojnë reformat

Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se vendet që duan unionin duhet të përmbushin reformat. Duke folur në edicionin e 20 në forumin e Bledit, Kos theksoi se palët në këtë proces duhet të jenë gati, si BE ashtu dhe vendet aspiorante.

Ajo theksoi se anëtarësimi nuk ka të bëjë vetëm e atë që bëhet në Bruksel, por ka të bëjë edhe me faktin se sa e mbështet publiku. Ndër të tjera Kos tha se nuk ka rrugë të shkurtër për të gjithë shtetet kandidate të cilat duan të anëtërsohen në BE.

“Ky proces nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk kemi udhëheqës që besojnë vetë vete që ky institucion është gjëja më e mirë. Duhen udhëheqës që i vendosin reformat mbiu punët e përditshme, që dinë si ti zgjidhin çështjet dypalëshe dhe së treti udhëheqës që besojmë se është detyra e tyre që ti shtyjnë qytetarët e vendeve të tyre në këtë pikë. Anëtarësimi nuk ka të bëjë vetëm e atë që bëjmë neve në Bruksel, ka të bëjë edhe me faktin se sa e mbështet publiku.

S’ka rrugë të shkurtra, folët për zotimin e Borrell, ndërkohë që ia tha që në 2030 të dyja palët duhet të jenë gati, vendet kandidate dhe ne. Ne që të jemi në gjendje ti pranojmë këto shtete, ata duhet të realizojnë reformat,  shteti i së drejtës, media e lirë janë të panegociueshme. Gjeopolitika ka ndryshuar, përballemi me faktin që ka forca trazuese të jashtme siç i përkufizoj unë që duan të na shohim të dështojmë. Tani kemi forca të jashtme që duan që ne si Europë duam të dështojmë, kemi zgjedhje të rëndësishme në Moldavi. Rusia po rreket fort të luftojë kundër qeverisë aktuale”, tha Kos.