IDF: Do të eliminojmë udhëheqësit e Hamasit edhe jashtë vendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2025, 12:09
Shefi i Shtabit i shtrisë izralite, (IDF) Eyal Zamir, komentoi mbi eliminimin e zëdhënësit të Hamasit, Abu Obeida, duke kërcënuar se do të shënjestrojë edhe udhëheqësit e grupit që jetojnë jashtë vendit.
“Shumica e udhëheqjes së Hamasit tani jeton jashtë vendit; ne do t’i arrijmë edhe ata kudo të jenë”, shtoi ai.
Disa udhëheqës të Hamasit ndodhen aktualisht në Katar dhe Turqi, përfshirë Khaled Meshaal, Khalil al-Hayya dhe Razi Hammad.