Xi: Kundërshtojmë hegjemonizmin dhe politikën e forcës në një botë me turbolenca

Presidenti kinez Xi Jinping kritikoi “hegjemonizmin dhe politikën e forcës” që shënojnë “një botë që po kalon turbulenca dhe ndryshime”.

Duke hapur takimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Shangai, Xi u bëri thirrje udhëheqësve të pranishëm, përfshirë Vladimir Putinin e Rusisë dhe Narendra Modin e Indisë, që “t’i përmbahen drejtësisë dhe të kundërshtojnë “mentalitetin e Luftës së Ftohtë, dhe  arogancën në rendin global.

“Bota po përjeton ndryshime të papara në një shekull, me paqëndrueshmëri dhe pasiguri në rritje të ndjeshme”, tha presidenti kinez dhe udhëheqësi i Partisë Komuniste, Xi Jinping në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) pro ruse.

Gjatë një darke gala’ në qytetin portual të Tianjinit në veri të Kinës, Xi tha se SCO mban një përgjegjësi edhe më të madhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ai i bëri këto komente para shumë krerëve të shteteve dhe qeverive, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, të cilin Xi e përshëndeti ngrohtësisht me një shtrëngim duarsh.

Me të mbërritur në banket, Xi foli me Putinin, të cilin ai shpesh e quan një “mik të vjetër”. Të dy udhëheqësit qëndruan gjithashtu pranë njëri-tjetrit në të ashtuquajturën foto familjare.