Rusia po përgatitet të sulmojë NATO-n gjatë stërvitjes në kufi me Poloninë? Gjermania: Jemi në gatishmëri!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2025, 14:27
Gjermania nuk pret sulme ruse në territorin e NATO-s nën mbulesën e stërvitjeve ushtarake Zapad të Moskës, të cilat pritet të nisin pas dy javësh, tha shefi i mbrojtjes gjermane Carsten Breuer, sipas raportimit të Reuters.
“Ne nuk kemi asnjë tregues se po bëhen përgatitje për një sulm nën mbulesën e stërvitjes. Por do të jemi në gatishmëri, jo vetëm forcat gjermane, por edhe NATO,” u tha Breuer gazetarëve në Berlin.