Stuhia ndërpret përkohësisht fluturimet në aeroportin e Rinasit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2025, 13:23
Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Shqipërinë, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.
Pista është përfshirë nga erë dhe shi i fortë, duke bërë të pamundur operimin normal të fluturimeve.
Autoritetet kanë ndërprerë aktivitetin deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.