Arrestohet për dhunë piskologjike ndaj bashkëshortes, të riut i gjenden armë e drogë

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 36-vjeçar, pas informacioneve se ai ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, M.E., shërbimet e Policisë sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokaine, dy thika, një përforcues grushti dhe një armë sportive.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan për veprime të mëtejshme.