Kapet në Tiranë Kid Kazazi/ Akuzohet për atentatin ndaj Arbër Gorejës

Shërbimet e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë kanë lokalizuar dhe vënë në pranga 30 vjeçarin Kidi Kazazi, i shpallur në kërkim për atentatin e ndodhur më 30 maj të këtij viti në Fllakë të Durrësit.
Efekte

Kazazi akuzohet se për motive hakmarrjeje ka qëlluar me pistoletë drejt automjetit të 36 vjeçarit Arbër Goreja, teksa ai udhëtonte me dy fëmijët e tij.

Nga breshëria e plumbave Goreja mbeti i plagosur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa dy të miturit shpëtuan pa lëndime.

Hetimet zbuluan se atentati lidhet me një konflikt të pak ditëve më parë, kur Goreja kishte dhunuar babain e autorit, Eqerem Kazazi. Vetë Goreja në dëshminë e tij mohoi konfliktet, duke pretenduar se ishte ngatërruar me dikë tjetër.

Raportohet se operacioni i koduar “Danger” për arrestimin e 30-vjeçarit u zhvillua mbi bazën e informacioneve operative duke bërë të mundur ndalimin e tij në një automjet në zonën e “Komunës së Parisit”.

Në momentin e ndalimit ai u ka paraqitur punonjësve të policisë kartë identiteti dhe leje drejtimi false.

Bashkë me të në makinë ndodhej edhe Ferhat Kaja, i cili u arrestua nën dyshimin se ka ndihmuar Kid Kazazin të fshihej afro 3 muaj. Gjatë kontrollit, 31-vjeçarit Kaja iu gjet një sasi municioni luftarak.

Materialet procedural i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ndërsa hetimet po vijojnë për të dokumentuar tërësisht aktivitetin kriminal të 30-vjeçarit Kid Kazazi.